Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Aksident në rrugën Milot-Laç, humb jetën 44-vjeçarja

Aksident në rrugën Milot-Laç, humb jetën 44-vjeçarja
September 08
08:45 2019

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një 44-vjeçareje është regjistruar mbrëmjen e kaluar në aksin rrugor Milot-Laç.

Policia thotë se një 23-vjeçar ka përplasur me makinë shtetasen me iniciale Z.D, e cila ka ndërruar jetë në vend.

Ende nuk dihet indetiteti i viktimës, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve.

Pak më vonë, një tjetër e moshuar u aksidentua në qytetin e Korçes, ku aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin rajonal.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 18:40, në aksin e vjetër rrugor Milot – Laç , në vendin e quajtur ” Ish – Uzina e Superfosfatit”, ka ndodhur një aksident automobilistik ku shtetasi A.G. vjeç 23, banues në Milot, duke drejtuar mjetin e tij  ka aksidentuar shtetasen këmbësore  Z.D. vjeçe 44, banuese në Laç,  e cila për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

/Blitz.al/

Burimi: BallkanWeb

Share