Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Aksident në bulevardin “Zogu i Parë”, autobusi i Tiranës së Re përplas dy këmbësorë

Aksident në bulevardin “Zogu i Parë”, autobusi i Tiranës së Re përplas dy këmbësorë
September 09
17:00 2019

Autobusi i linjës “Tirana e Re” ka përplasur ditën e sotme dy këmbësore në afërsi të bulevardit “Zogu i Parë”, ndërsa fatmirësisht raportohet se të plagosurat janë jashtë rrezikut për jetën.

Shoferi i autobusit është shoqëruar në Polici dhe po merret në pyetje për rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:32 në Bulevardin Zog i Parë, autobusi i linjës Tiranës së Re me drejtues shtetasin  A. M ka përplasur dy këmbësore. Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasja K. N dhe shtetasja tjetër që ishte së bashku me të.

Drejtuesi i autobusit shtetasi A. M është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit, si dhe identifikimin  e njërës nga shtetaset të aksidentuar./Blitz.al/

Burimi: BallkanWeb

 

Share