Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Aksident i trefishtë në Peqin-Elbasan: Plagosen 3 shoferët, 1 grua në gjendje të rëndë

Aksident i trefishtë në Peqin-Elbasan: Plagosen 3 shoferët, 1 grua në gjendje të rëndë
September 15
18:07 2019

Në aksin e rrugës kombëtare Peqin – Elbasan gjatë një aksidenti të trefishtë janë plagosur 4 persona.

“BalkanWeb” raporton se në aksident sipas burimeve zyrtare u përfshinë tre automjete, dy tip ‘Benz’ dhe një ‘Mitsubishi’.

Si pasojë e këtij aksidenti një grua ka mbetur e plagosur në gjendje të rëndë, ndërsa plagë të lehta kanë marrë të tre drejtuesit e automjeteve të përfshirë në aksident.

Të aksidentuarit u dërguan në spitalin kirurgjik të Elbasanit.  Paraprakisht dyshohet se shkak i këtij aksidenti mund të ketë qenë një parakalim  i gabuar e njërit prej drejtuesve të mjeteve të përfshira në aksident./Blitz.al/

Burimi: BallkanWeb

Share