Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksident i rëndë në Prishtinë: Kamioni pa frena merr përpara 9 makina, disa të plagosur

Aksident i rëndë në Prishtinë: Kamioni pa frena merr përpara 9 makina, disa të plagosur
August 23
19:44 2019

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak orë  më parë në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë, ku një kamion i kompanisë ‘Pastrimi’ ka shkaktuar një aksident masiv në të cilin janë përfshirë 9 makina dhe janë lënduar 3 persona.

Dyshohet se aksidenti ka ardhur si pasojë e një defekti të kamionit, që ka bërë ta humbasë kontrollin dhe të dalë në trasenë e kundërt duke goditur makinat që po lëviznin.

Të aksidentuarit po trajtohen në QKUK dhe janë jashtë rrezikut, ndërkohë Policia e Kosovës po merret me hetimin e rastit.

Ndërkohë kanë dalë edhe fotografitë e para  të cilat janë shkrepur menjëherë pasi ka ndodhur aksidenti, ku shihet një person i lënduar i shtrirë në pjesën ndarëse të rrugës teksa merr ndihmën e parë./Blitz.al/

Burimi: Syri.net

Komento
Shperndaje