Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Aksident i rëndë në Pogradec-Korçë, humb jetën i moshuari!

Aksident i rëndë në Pogradec-Korçë, humb jetën i moshuari!
September 22
14:42 2019

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën Pogradec-Korçë, me pasojë vdekjen e një personi.

Një 35-vjeçar ka përplasur me makinë një të moshuar, këmbësor në rrugë, i cili ka gjetur vdekjen.

Informacion paraprak.
Më datë 22.09.2019, rreth orës 04.00, në rrugën Pogradec-Korçë, në fshatin Gështenjas, shtetasi A.Sh, 35 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka aksidentuar shtetasin Z.L, 89 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, këmbësor në rrugë, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen. Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në ambjentet e Komisariat, ku po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale. Grupi Hetimor, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /Blitz.al/

Burimi: BallkanWeb

Share