Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Aksident i rëndë në Greqi, humb jetën 27-vjeçari shqiptar

Aksident i rëndë në Greqi, humb jetën 27-vjeçari shqiptar
August 21
16:30 2019

Një aksident ka ndodhur në orën 12.40 të ditës së Mërkurë në bulevardin buzë detit në Voula të Greqisë.

Sikurse raporton  “Balkanweb”, një kamion dhe një motor u përfshinë në aksident në kryqëzimin e rrugëve Karmanli dhe Zefyrou.

Si pasojë ka humbur jetën shoferi 27-vjeçar i motorit, me origjinë nga Shqipëria, i cili u konfirmua menjëherë pas transferimit të tij në Voula Asklepieion. I riu ishte duke udhëtuar me shpejtësi të lartë në rrugën bregdetare, kur papritmas pa një kamion në komunën Varis-Voula-Vouliagmeni , i cili ishte para tij.

Sipas informacioneve nga njerëz që e panë makinën, automjeti komunal po udhëtonte në rrugën Zefyrou dhe dëshironte të kthehej drejt rrugës bregdetare, ndërsa shoferi i pafat i motoçikletës nuk mbante mbrojtëse.

Sipas drejtuesit të kamionit që njoftoi policinë , i cili ishte në gjendje shoku, menjëherë pas përplasjes ai tha se i riu po vinte me shpejtësi të madhe dhe nuk ishte në gjendje ta shmangte atë.

Ky kryqëzim ka semaforë dhe Policia Rrugore po heton shkeljet e semaforit nga personat që janë të përfshirë në aksident.

Nënkryetari i bashkisë Baris-Voula-Vouliagmeni, Vasilis Papamichael foli për protothema.gr në lidhje me incidentin.

Konkretisht, ai tha: “Informacioni që kam nga policia është se kamerat kanë regjistruar incidentin dhe duket se shoferi ka shkelur semaforin, pasi ka ecur kur ai ishte i kuq. Fatkeqësisht i riu nuk mbante një mbrojtëse. Nga informacionet që kam, vdekja ishte e menjëhershme. Furgoni në atë kohë po merrte ngarkesa dhe shoferi është i shokuar nga ky incident”./Blitz.al/

Share