Blitz

 Breaking News

A do të mbijetojnë bizneset tona nga ky virus? PO!

A do të mbijetojnë bizneset tona nga ky virus? PO!
March 27
15:50 2020

 A do të mbijetojnë bizneset tona nga ky virus? PO

E kush mund ta mendonte se nga dita jonë normale, me plane dhe vrull pune do kalonim në një izolim total.  Shumë prej nesh kurrë nuk menduan se do të jetonim përmes një pandemie globale, por ja ku jemi. Sot kryefjala e ditës tonë është COVID-19 (Coronavirus). Këtë fjalë e ndeshim kudo duke filluar që në mediat sociale e deri në kaosin e supermarketeve.

Shqetësimi parë sot është shëndeti ynë dhe të dashurve tanë. Menjëherë më pas; PUNA. Të gjithë ata që kanë një sipërmarrje private janë akoma edhe më të shqetësuar. Në parim nuk ka rëndësi madhësia e sipërmarrjes për këtë virus. Në një formë apo në një tjetër ka vendosur t’i bllokojë.

A do të mbijetojnë bizneset tona nga ky virus? PO, dhe duhet të marrim masa të menjëhershme. Populli ynë ka një shprehje. Sipas vendit dhe kuvendi! Këtë duhet të bëjmë! T’i përgjigjemi tendencave të kohës dhe asaj që na dikton ky virus.

Secili nga ne, në mënyrën e tij, ka luftuar për punën që ka ngritur dhe nuk mund të dorëzohemi, nuk mund të rrimë në pritje duke thelluar humbjet e biznesve tona. Por si të aplikojmë zgjidhjet në praktikë?

MARKETINGU ËSHTË MOTORRI I NJË BIZNESI DHE KA ARDHUR MOMENTI TË PUNOJMË ONLINE! Trendi dixhitalizimit ka kohë që ka filluar por të paktën le ta vëmë në zbatim tani. Teknologjia na ka paraprirë por si fillim le të organizohemi!

Ndërtoni mesazhe sensitive në komunikim dhe rishikoni fushatat tuaja të marketingut.

Secili biznes tashmë mund të këtë një sistem të vendosur marketimi, një target të përcaktuar klienti si dhe një gjuhë të zgjdhur komunikimi. Referuar situatës duhet të përshtateni.  Të shtyrë nga gjendjen e tanishme do të duhet të fokusoheni në një qasje të ndjeshme dhe të dobishme për klientët. Komunikimi i duhur do tju ofrojë më tepër klient.

Angazhohuni me ndjekësit dhe klientët tuaj në mediat sociale.

Krijoni postime ku pyesni se si po e përballojnë këtë situatë dhe cilat janë nevojat e tyre në lidhje me produktin/shërbimin tuaj. Bëni rekomandime përkatëset në përputhje me biznesin tuaj për aktivitetet në shtëpi gjatë izolimit, distancimit shoqëror ose karantinës. Kujdes me rekomandimet, duhet të lidhen me fushën tuaj të biznesit. Krijoni video live, shpwrndani mesazhe dhe bashkwpunoni me influencer qw t’ju ndihmojnw nw shpwrndarjen e mesazheve tw markws tuaj.

Zhvendosini takimet dhe mbledhjet online. Mos e stoponi punën.

Telefoni, internet dhe aplikacione të ndryshme na ndihmojnë në cdo kohë që të jemi pranë klientëve tanë të rinj dhe egzistues për tju kthyer përgjigje dhe dhënë zgjidhje. Jepni shëmbullin tuaj dhe ndihmoni edhe të tjerët të krijojnë një qasje në të punuarin online.

Mbledhjet dhe takimet mund të zhvillohen në kohë reale në whatsapp, instagram, skype, zoom etj.

Përmirësohuni dhe riorganizohuni. Ndërtoni procedura të reja.

Merrni kohën që ju duhet dhe angazhoni edhe stafin tuaj për të nxjerr pikat e dobëta dhe nevojat për përmirësim të punës tuaj. Online mund tju ndihmojë që të ndërtoni pyetësorë dhe të merrni mendimet e klientëve tuaj në atë se cfarë mund të përmirësoni.

Puno për shitjen online.

Cdo shërbim ose produkt nëse ka qasjen e duhur mund të shitet online. Fillo ndërto një web i cili të ndihmon në shitjen online. Ndërkohë fillo ndërto të gjitha procedurat që t’i përgjigjen kësaj mënyre shitje.

Mbi të gjitha! Mos u dorëzo. Ka gjithmonë mënyra të reja për të zhvilluar biznesin. Pengesa shpesh herë është rrugëdalja. Me ose pa këtë virus biznesi jot ka nevojë për një qasje online. Pas këtij virusi do falenderosh veten dhe këtë artikull nesë të motivon sepse biznesi jot do të ketë marrë një tjetër dimension.

A mund t’ja dalim? Pyetja e zakonshme!

Përgjigja… Po do tja dalim, nëse merni dhe këshillat e duhura nga ekspertët e duhur do t’ja dalim me shpejt!

Xhensila Burhanaj

Novus Marketing and Consulting

Share