Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

9 kg kanabis, pranga dy personave në Durrës

9 kg kanabis, pranga dy personave në Durrës
March 19
10:58 2016

Dy persona janë vënë në pranga që u kapën në flagrancë me një sasi të konsiderueshme lënde narkotike.

Në kuadër të operacionit antikanabis është bërë sekuestrimi i 9 kilogramë lëndë narkotike “Cannabis sativa”, në kuadër të operacionit të koduar “Muzgu”. Në prangat e policisë janë vënë dy persona, ndërkaq një i tretë është shpallur në kërkim.

Konkretisht, janë vënë në pranga Arben Muça 35 vjeç, banues në Vorë dhe Amarildo Seferi, 22 vjeç, nga Nikla e Krujës. Ndërkohë është shpallur në kërkim 24-vjeçari M. C. po nga Nikla. Lënda narkotike u gjet gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Benz” me targa AA945MI me drejtues Amarildo Seferin. Policia sekuestroi automjetet “Benz” me targa AA 945 MI dhe “Volkswagen” me targa AA 214 GP.

Shperndaje