Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

8 vjet nga “Gërdeci”, familjarët i mbajnë shpresat në Strasburg

8 vjet nga “Gërdeci”, familjarët i mbajnë shpresat në Strasburg
March 15
21:47 2016

15 marsi shënon 8 vjet nga shpërthimi në punishten e demontimit të armëve në Gërdec dhe familjarët e viktimave ende nuk kanë gjetur qetësinë shpirtërore.

Zamira Durda, nëna e Erisonit 7-vjeçar që humbi jetën ditën e shpërthimit, shprehet e zhgënjyer nga drejtësia shqiptare. Por ka një shpresë se drejtësia do të vihet falë Gjykatës së Strasburgut.

“Jetoj duke kujtuar çdo moment me Erisonin. Bisedat me të… Drejtësi nuk është bërë ende. Jo vetëm për jetën e tim biri, por edhe për të pafajshmit e tjerë. Jam e zhgënjyer nga drejtësia shqiptare. Por do të përpiqem derisa e drejta të vihet në vend. Vetëm atëherë do të fle e qetë, edhe pse me dhimbje në shpirt e në zemër, sepse im bir nuk kthehet më. Më 27 nëntor Erisoni do të festonte 16-vjetorin e lindjes. Ia prenë jetën në mes, ëndrrat, dëshirat. Unë e kam çuar çështjen në Gjykatën e Strasburgut. Kam shumë shpresë se gjykatësit atje do të vendosin drejtësi. Duke qenë se shpresa vdes e fundit, shpresoj shumë”, – shprehet ajo mes lotëve,  në një intervistë të dhënë për “Gazeta Shqiptare”.

25 persona humbën jetën nga shpërthimi në të ashtuquajturën “punishtja e vdekjes”, më 15 mars 2008.

 

Shperndaje