Blitz

 Breaking News

5-15 vite burg kush nuk respekton rregullat, masat ndaj Covid-19 mund të ashpërsohen!

5-15 vite burg kush nuk respekton rregullat, masat ndaj Covid-19 mund të ashpërsohen!
April 09
14:25 2020

Rregullat për ruajtjen e distancës sociale mund të ashpërsohen si shkak masave kundër Covid-19!

Eglantina Gjermeni dhe Klotilda Bushka, propozuan në Komisionin e Ligjeve ndryshime në Kodin Penal.

“Mosbindja ndaj rregullave, vendimeve dhe urdhrave të nxjerra nga organet kompetente shtetërore për masat e marra gjatë gjendjes së jashtëzakonshme apo gjendjes së fatkeqësisë natyrore, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj. Po kjo vepër, e kryer në mënyrë të përsëritur dënohet me burgim nga tridhjetë ditë deri në një vit”, shkruhet në propozim.

Në draftin e propozimeve thuhet se kush shkel urdhrin e karantinës, dhe ky veprim shkakton pasoja me vdekje, do të dënohet nga 5-15 vjet burg.

Share